13 Korrik, 2018

Rita Ora duket kaq e mrekullueshme me veshjen kuqezi (FOTO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një seri fotosh ku shfaqet shumë joshëse. Ajo është e veshur me një kostum sportiv kuq dhe të brendshme të zeza.

“Në Las Vegas për 24 orë dhe më pas në Manchester për fundjavën”, shkruan 27-vjeçarja bashkëngjitur me fotografitë.

Këngëtarja do të performojë të premten në klubin Flamingo, ndër më të famshmit në Las Vegas.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al