Këngëtarja Rita Ora nuk i harron kurrë rrënjët e saj. Madje nuk ngurron që të përmendë origjinën e saj shqiptare në çdo rast.

Së fundmi, ylli i muzikës botërore ka vendosur ta tregojë këtë me anë të një tatuazhi në gjuhën shqipe.
Këngëtarja shkroi fjalën “zog” në qafën e saj dhe bëhet fjalë për një kujtim fëmijërie.
‘Zogi mamit’ kështu e thërriste nëna e saj Vera kur ishte e vogël.
Rita zbuloi tatuazhin dhe kuptimin e saj me anë të një postimi në Instagram ku shkroi: “Kur isha e vogël nëna ime Vera Ora më quante ‘Zogi mamait’. Një kujtim që e dua kaq shumë.”
Ndërsa nëna e saj i komentoi: “Po dhe gjithmonë.”

© Panoramaplus.al

