9 Dhjetor, 2020

Rita Ora bën komentin e rrallë: E kam harruar që kam qenë e lidhur me Rob Kardashian


Kanë kaluar rreth tetë vite që kur Rita Ora ishte e lidhur me Rob Kardashian, dhe mesa duket, këngëtarja e ka harruar totalisht këtë detaj.

rita ora (1)

Gjatë një interviste të realizuar së fundmi për “The Sunday times”, Rita pranoi se e ka harruar që ka pasur një lidhje me të, raporton “Daily Mail”.

rita ora (13)

Kur u pyet për lidhjen e shkuar me të, 30-vjeçarja u përgjigj:

Oh, e kam harruar. Ishte një lidhje shumë jetëshkurtër. Unë isha shumë e re. Gjithsesi ishte mirë. Ishte qejf. Ishte shumë, shumë qejf, mendoj. Kaq mbaj mend”.

rita ora (4)

Më pas, Rita tha se shumicat e marrëdhënieve i ka pasur me personazhë të famshëm.

Unë nuk jam gjeni në dashuri. Por është më e lehtë të njihesh me ta, apo jo?”,- tha Rita.

rita ora (4)

Ndër të tjera, ajo tha se ka kaluar momente të mrekullueshme me disa njerëz të mrekullueshëm.

rita ora (5)

Por në gjithçka që kalon dëshiron të jesh e lumtur. Mendoj se nëse lumturia është dashuri, atëherë, po”,- u përgjigj artistja kur u pyet nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar.

rita ora (3)

Rita Ora dhe Rob Kardashian nisën një lidhje në tetor të 2018-ës, por pas 2 muajsh u ndanë. Pas ndarjes, Kardashian akuzoi një nga ish të dashurat për tradhti, duke nxitur spekulimet se bëhej fjalë pikërisht për Orën.

rita ora (3)

Përveç Rob Kardashian, Rita Ora ka qenë e lidhur më parë me Calvin Harris, Bruno Mars, Travis Barker, Andrew Garfield dhe djalin e Tommy Hilfiger, reperin Ricky Hil.

Rob Kardashian tashmë është baba i një vajze që e quajnë Dream, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e tij me ish të dashurën, Blac Chyna.

rita ora6

Ndërsa Rita, është në një lidhje me Romain Gavras. Ajo rrëfeu se i kishte ngrirë vezët e saj për herë të dytë.

© Panoramaplus.al