Ajo njihet për detajet e veçanta në çdo fotosesion të ri. Së fundmi, Rita Ora tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me ndryshimin që bëri në fytyrë.

29-vjeçarja postoi në Instagram disa foto, tek të cilat dukej vetëm fytyra e saj. Por, këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e vetullave, pasi i ka lyer me të kuqe.

E lyer me një make up jo të zakonshëm, Rita duket se është treguar shumë detajiste, pasi edhe thonjtë i ka kombinuar me vetullat.

Fotografi, që realizoi fotot, kishte bërë një postim në Instastory, ku tregonte se pamja e këngëtares lidhej me një fotosesion tek i cili ajo mori pjesë.

Postimi i Ritës ka marrë shumë komente, mes të cilëve edhe ai i nënës së saj që i shkruante “Flakë”.


