16 Maj, 2018

Rita Ora bashkëpunim me UEFA-n: Kam dashuri për futbollin, do i bashkohem nismës…


Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e njohur kudo nëpër Europë dhe botë, do të jetë së shpejti pjesë e një prej misioneve të rëndësishëm të UEFA-s.

“Kam lajme të reja. Jam mëse e lumtur që po bashkëpunoj me UEFA-n në një tur të vajzave, për të festuar mbi besimin e femrave dhe aspiratat e tyre, nëpërmjet muzikës dhe futbollit, dy nga dashuritë e mia. Ata kanë projekte të mrekullueshme për vitin tjetër, për të përfshirë sa më shumë vajza që pëlqejnë të luajnë futboll”, shkruan Rita Ora në një postim në “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al