21 Dhjetor, 2017

Risi nga Arilena Ara, lë ‘’nëntorin’’ për ‘’dhjetorin’’


Përgjatë gjithë vitit 2017-të Arilena Ara pati një sukses shumë të madh me hitin e saj ‘’nëntori’’, që i dha mundësinë të këndonte dhe dëgjohej edhe përtej kufijve, duke synuar gjithmonë Lindjen e Europës, ku së fundmi ishte edhe në një performance përshëndetëse në finalen e ‘’The Voice’’ në Rumani.

Por duket se Arilena ka vendosur të larë pas ‘’Nëntorin’’ dhe ka nisur publikimin e një sesioni këngësh festive. ‘’Snow in December’’ është projekti që ajo ka lancuar ditën e sotme, ku një video bardh e zi është klipi i një kënge me motive festive.

© Panoramaplus.al