30 Qershor, 2019

Rishfaqet Ina Rama, ish-Kryeprokurorja, me fustan mëndafshi në stilin e rrugës


Ish-Kryeprokurorja Ina Rama rishfaqet në rrugët e Tiranës mjaft në formë dhe elegante. Paparazzi i “Panorama Plus” e ka fotografuar ndërsa po takohej me disa mikesha, dhe natyrisht që tërheq vëmendjen jo vetëm me linjat elegante, por edhe me fustanin e mëndafshtë në ngjyrën gri, në stilin e rrugës.

Me shtatlartësinë që e ndihmon të mos ketë domosdoshmëri mbajtjen e takave, gjyqtarja pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duket shumë bukur dhe komode. Ina Rama gjithmonë është shquar për stilin elegant të veshjes, edhe kur mbante postin e rëndësishëm.

Nga nëntori i 2007-s deri në nëntor të 2012-s Ina Rama drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme, periudhë që e bënte të ishte gjithmonë në fokusin e kamerave dhe fotografëve që ndiqnin çdo lëvizje të saj në publik.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al