15 Tetor, 2017

Rishfaqet Ben Blushi, tur turistik me Fevziun dhe Batonin


Ata janë miq të hershëm dhe sigurisht që kalojnë kohë së bashku, por asnjëherë më parë nuk na kishin treguar se shkonin edhe për pushime bashkë.

Ben Blushi është shfaqur sot në disa postime të Fevziut në rrjetet sociale, ku të tre së bashku edhe me gazetarin Baton Haxhiu janë duke shijuar bukuritë e Shën Peterburgut në Rusi.

Kjo është ndër herët e para pas zgjedhjeve që kreu i LIBRA është shfaqur në publik, sepse pas humbjes së zgjedhjeve, ai ka qëndruar larg jetës politike dhe publike në Shqipëri, madje i ka thënë ‘JO’ ftesave për emisione.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al