14 Maj, 2025

Rina Lipa feston ditëlindjen e 24, Dua i bën dedikimin e veçantë së motres: Si pata kaq fat të të kem në jetën time


Motra e Dua Lipës, Rina Lipa feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë i këngëtares për të.

Teksa ka ndarë disa momente së bashku në Instagram, Dua ka bërë edhe një dedikim emocionues përbri.

Ajo e konsideron Rinën shpirtin e saj dhe përveç se motër, ajo duket se është gjithashtu edhe një shoqe shumë e mirë për Duan.

“Rinuuuuuuush 24!!! Gëzuar ditëlindjen shoqes sime më të mire dhe motrës sime të bukur.

Sinqerisht nuk e di si pata kaq fat që të kem në jetën time. Kudo që shkon, ti e ndriçon, dhe të gjithë ata që janë në të. Ti vogëlushe e egër, qesharake, e zgjuar, brilante, e sjellshme, e ëmbël, plot jetë!!! Duket sikur një festë pason kudo që ti je!!! Mezi pres të festojmë kur të kthehem në shtëpi. Te dua shumë shpirtiiiiiiii jem! @rinalipa,” shkruan këngëtarja shqiptare më famë botërore.

 

 

© Panoramaplus.al