20 Shkurt, 2022

Rikthehet në vëmendje videoja intime e konkurrentes duke bërë twerk nudo/ Fjori i Për’Puthen përjashtohet nga programi pas komentit racist: Ik gjej ndonjë gabele


Rrugëtimi i konkurrentes Fjori Likja në Për’Puthen ka qenë mjaft i shkurtër, pasi pas disa javësh qëndrim, ajo është përjashtuar nga programi.

Shkak për përjashitmin e saj është bërë një përplasje e fortë që ka pasur me një tjetër konkurrent nga djemtë, Melik Balkicin. Debati, i cili nisi nga një video nudo e ish-konkurrentes, është zhvilluar në prapaskenë me ofendime të rënda.

”Ik gjej ndonjë gabele”, dëgjohet të thotë ish-konkurrentja në videon e shkurtër që është xhiruar në prapaskena.

Nga ana tjetër edhe Meliku u pezullua për një kohë të pacaktuar për fjalorin e përdorur ndaj Fjorit dhe përmendjen e videos intime që qarkulloi në rrjet pak kohë më parë.

Pasi u komunikua në studio vendimi për përjashtimin e saj, Fjori tha se nuk është raciste dhe se ka pasur ofendime të rënda edhe nga Meliku.

“Nuk e di pse u dha vetëm kur unë kam folur keq. Ju dhe e gjithë Shqipëria nuk e keni parë momentin kur Meliku më ka sharë nga familja dhe me krenari të madhe. I kam kërkuar falje të gjithë njerëzve që mund të jenë prekur nga reagimi im. Fjori në atë video nuk është Fjori e vërtetë. Fjori është shumë e dashur dhe madje njerëzit në rrugë i ndihmoj me sa mundësi kam se dhe unë studente jam. I ndihmoj dhe i jap lekë, por i dua shumë, thjesht ishte moment agravimi.Nëse Meliku më kërkon falje, dhe unë i kërkoj. Fjori në video nuk është Fjori raciste”, tha ajo.

Kujtojmë se dyshja kanë pasur një përplasje të fortë në program, e cila agravoi jo vetëm në ofendime por  pothuajse edhe në përplasje fizike.

Melik Balkici, gjatë debatit me Fjorin i përmdendi videon, gjë që solli agravimin e situatës. Konkurrentja u ngrit në këmbë shumë e revoltuar drejt Melikut dhe shpërtheu në ulërima dhe ofendime ndaj tij, ndërsa konkurrentët e tjerë janë munduar ta kontrollojnë për të shmangur përplasjen fizike.

“Në momentin që ajo na ironizon, në momentin që ajo mbrapa krahëve na ofendon, është e drejta jinë të ta kthejmë në atë mënyrë. Ti nëpër portale, shpërndajnë video intime. Ti me këtë fytyrë na vjen në emsion?”, i tha konkurrenti në nisje të debatit Fjorit, e cila u ngrit dhe tentoi t’i afrohej atij për ta goditur.

Më pas konkurrenta sqaroi të vërtetën e videos:

”Të gjithë ne këtu kemi pasur një të kaluar, kemi pasur të dashur që mund t’i kemi dërguar foto apo video. Ishte fatkeqësi e imja që ajo video u publikua. Dikush, nuk e di se kush…Nuk ka të drejtë askush të ndërhyjë në privatësinë time! Në portale qarkullon një video e imja. Ajo është shumë video e vjetër.”-u shpreh ajo.

 

© Panoramaplus.al