24 Korrik, 2022

Rikthehet Ledina Çelo, artisja gati për projekte të reja në muzikë/ Planet me Mentor Hazirin dhe vera e nxehtë që paralajmëron


Këngëtarja e njohur Ledina Çelo prej vitesh tashmë jeton në Gjermani, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit. Artistja është larguar prej vitesh nga skena, por këto foto të siguruara nga “Panorama Plus” mund të tregojnë rikthimin e saj në muzikë, dhe jo vetëm.

Paparaci ynë ka fotografuar Ledina Çelon së bashku me këngëtarin Mentor Haziri në kryeqytet. Dyshja shihen duke diskutuar me njëritjetrin në rrugët e Tiranës, dhe mbase mund të presim së shpejti një rikthim të tyrin në muzikë, pas kaq kohësh mungesë.

Në një tjetër foto, Ledina dhe Mentori shfaqen të buzëqeshur gjatë një bisede që zgjati disa minuta. E teksa të gjithë artistët po përgatiten për hitin e verës, kjo foto mund të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi që duhet të presim këtë sezon.

Si Ledina Çelo, ashtu edhe Mentor Haziri, prej kohësh nuk sjellin një projekt muzikor, kështu që një bashkëpunim mes tyre do të ishte një rikthim i bujshëm për të dy. Këngëtarja, e cila ka bërë histori në muzikën e lehtë shqiptare që në fillimet e saj pas viteve ‘90, tani po bën zhurmë të madhe, me fotot seksi që publikon vazhdimisht në rrjete sociale.

Ledina Çelo, e larguar tashmë nga skena shqiptare prej vitesh edhe për shkak se ka krijuar familje në Gjermani me ish-kampionin e kickboksit, Naim Kabashi, duket se vazhdimisht ka nevojë për vëmendje. Ajo është mësuar të jetë në sy të njerëzve. Dhe fotot seksi janë mënyra më e mirë për ta marrë këtë vëmendje, foto të cilat Ledina, sot nënë e dy fëmijëve dhe mbi 40 vjeçe, nuk i kursen aspak.

Artistja tregon me anë të postimeve të saj se bën jetën që ka ëndërruar. Ka një familje të bukur, jeton mirë dhe bën pushime të shtrenjta. Gjithashtu duhet konsideruar me fat, sepse vitet për të kanë mbetur thjesht një numër dhe Ledina vijon të jetë një seks-bombë e vërtetë, madje ky është komenti më i shpeshtë dhe më klasik që ajo merr nga adhuruesit dhe ndjekësit e saj. Ledina nuk kursen asgjë në fotot e publikuara, në bikini dhe rroba banje, të cilat nuk i lënë pothuajse asgjë imagjinatës.

Aty mund të shohësh një trup me forma të përkryera, të cilat ajo nuk ngurron t’i tregojë në rrjetet sociale. Ledina ka një trup fantastik, për të cilin ajo ka thënë se kujdeset pasi pëlqen sportet. Dikur madje është marrë me atletikë dhe i pëlqen të kërcejë.

 

Gjithashtu kujdeset edhe për ushqimin. Edhe për jetën e saj luksoze, ka pasur mjaft kuriozitet. Madje, fëmijët e “Piter Pan” e kanë pyetur direkt se ku i gjen lekët për të bërë jetë aq luksoze.

“Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë”, tha Ledina duke u dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë që të arrijnë gjërat që duan në jetë.

Këngëtarja, tashmë nënë e dy fëmijëve, ka vite e martuar në Gjermani me një burrë të pasur. Artistja njihet për hitin e saj “Nesër shkoj” (me të cilin përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2005”), “Të ndjej të huaj” e shumë të tjera.

© Panoramaplus.al