“Ka një rikthim mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.” Kjo është ‘bomba’ që ka lëshuar e përjavshmja australiane “New Idea”. Revista zbulon se të dy aktorët, pasi kanë qenë bashkë në fshehtësi të madhe që nga fillimi i vitit, kishin planifikuar disa ditë pushime në liqenin e Comos, të ftuar në vilën e George Clooney.

Në fakt, protagonistja e “Friend’s” ishte në Milano javën e kaluar për të xhiruar Murder Mystery, një komedi e re e prodhuar nga Netflix dhe – sipas revistës – më vonë do të bashkohej me ish-bashkëshortin e saj.
Ajo që duhet të theksohet është se e përjavshmja, ofron shumë pak dëshmi për ta mbështetur tezën. Por ky lajm i rremë është shpërndarë në të gjithë botën, pasi janë të shumtë ata që ëndërrojnë ti shohin sërish të dy së bashku.

Por nuk mbaron me kaq, pasi edhe një portal i Shteteve të Bashkuara, ‘In Touch’, ka pohuar të njëjtën gjë dhe e ka shpërndarë këtë lajm nën titullin: “Honeymoon in Italy”, i cili pastaj lë hapësirë për të menduar për një histori të fshehtë dashurie.
Ajo që realisht vlen të përmendet është se në vitin 2005 ata janë ndarë nga njëri-tjetri. Pas rreth pesë vitesh martese, rrugët e Bradit dhe Jennifer u ndanë, pasi ai ishte dashuruar me Angelina Jolie me të cilën krijoi një familje më gjashtë fëmijë, disa biologjik dhe disa të adoptuar, por në shtator të 2016-s dashurisë së tij për të i erdhi fundi dhe u ndanë.
Nga ana tjetër Jennifer në vitin 2011 u martua me Justin Theroux, me të cilin qëndroi e martuar deri në shkurt të vitit të kaluar. Natyrisht, nëse thashethemet konfirmohen, do të ishte një fund i lumtur, ashtu si nëpër skenarët e filmave.
© Panoramaplus.al
