11 Korrik, 2024

Rike Roçi nis pushimet/ Ish-banorja e Big Brother Vip shihet e dashuruar pas…


Rike Roçi si të gjithë personazhet e tjerë Vip, ka nisur pushimet e saja për këtë verë. Postimet që ajo ka bërë në Instagram kanë qënë të shumta dhe destinaconi i saj i zgjedhur është jugu i Shqipërisë.Ish-banorja e Big Brother shfaqet shumë tërheqëse me bikini dhe fansat nuk e kanë lënë këtë rast t’ju iki pa e komplimentuar në komentet poshtë postimit të saj.Mirëpo ajo që u vu re ditën e djeshme ishte një ‘Story’ e Rikes ku shfaqej perëndimi dhe ajo shkruante: “Il mare è di chi aspetta il tramonto”, pra prëndimi është i atyre që e duan detin thotë ajo përmes fjalëve në gjuhën italiane.Ky postim na la të kuptojmë se Rikja është një ndër ata njerëz që e dashuron detin dhe perëndimin dhe kjo lidhet pikërisht me karakterin e saj të veçantë.Rikja u bë e njohur për publikun në Big Brother 6 ku u cilësua si një nga vajzat më të bukura të atij edicioni dhe konkurimi në këtë “reality show” i dha fame, gjë që e bëri të braktiste Italinë dhe të zhvendosej në Shqipëri.Më pas ajo mori pjesë edhe në “Dancing with the stars” në vitin 2018. Për njëfarë kohe Rikja nuk u ndje më për publikun deri në momentin kur u bë banore e Big Brother Vip2, në këtë edicion Rikja e tregoi edhe njëherë veten se kush ishte. Ajo doli nga shtëpia pas 3 muajsh qëndrimi në shtëpi.

© Panoramaplus.al