9 Qershor, 2024

Rike Roçi me format bombastike, nga Bora dhe Donaldi deri te Diola Dosti me partnerin e saj, ja destinacioni që VIP-at shqiptar zgjodhën për të kaluar pushimet (Foto)


Jemi në muajin qershor dhe tashmë sezoni veror është hapur. Të gjithë njerëzit po bëhen gati për pushimet verore, megjithëse disa nga ata i kanë nisur ditët e relaksit.

Edhe disa nga personazhet e njohura të ekranit shqiptar i kanë nisur pushimet, ku disa kanë zgjedhur të kalojnë këto ditë relaksimi jashtë vendi dhe të tjerë kanë preferuar jugun e Shqipërisë si destinacionin perfekt për pushimet e tyre.

Ish-banorja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi këto ditë të nxehta ka vendosur që ti kalojë në plazhin e Sardinias, Itali, shteti ku ajo së bashku me familjen e saj emigroi kur ishte në një moshë të vogël.

Modelja ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagram, ku ka çmendur fansat me format e saj bombastike, teksa kishte veshur bikini.

Ndryshe nga Rike, aktorja Monika Lubonja po i shijon pushimet e saj në Shqipëri, në plazhin e Durrësit.

Çifti Diola Dosti dhe biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre të preferuar për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Turqia është shteti që Bora Zemani dhe partneri i saj, aktori Donald Veshaj po kalojnë pushimet së bashku me djalin e moderatores, Arbori.

© Panoramaplus.al