Pas rikthimit në rrjete sociale, Rihanna ka vendosur që t’i lërë të gjithë pa frymë.

33-vjeçarja ka pozuar për të promovuar linjën e saj të re “Savage X Fenty”, shkruan “Daily Mail”.

Sipas saj, nuk ka një modele që mund ta bëjë këtë më mirë se ajo, prandaj këngëtarja (që tashmë është sipërmarrëse), është veshur me reçipeta të zeza transparente, teksa look-un e ka kompletuar me aksesorë.

Ajo mbante në duar edhe një palë doreza të zeza po ashtu transparente.

Këngëtarja postoi disa ditë më parë në Instagram një foto të saj veshur me një body dhe bluzë që lexonte: “Jepi fund racizmit”.

Në fakt ky imazh është shkëputur nga seti fotografik që ajo realizoi me “Harper’s Bazaar” në shtator të vitit të shkuar.

Dy qeset e zeza që Rihanna mbante në duar, fansat i kanë cilësuar si mbeturinat e fundit të Donald Trump, ndaj kundërshtarët e tij e kanë pëlqyer shumë këtë foto.

Ndërkohë postimi i Rihanna-s nuk i ka ardhur askujt si surprizë, pasi këngëtarja ka shprehur hapur prej kohësh kundërshtinë e saj për Trump dhe politikat që ai ndoqi si president i SHBA-ve.
© Panoramaplus.al
