Ka vetëm pak ditë që diva e popit Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj Hassan Jameel, e menjëherë kanë nisur kërkesat e reja.

Është pikërisht ish-partneri i saj Chris Brown i cili kërkon një tjetër shans nga këngëtarja me famë botërore. Kujtojmë se lidhja Rihanna-Chris Brown ka qenë e mbushur me skandale. Më i famshmi ishte episodi i dhunës, kur reperi rrahu keq yllin e popit.

“Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassan në premierën e madhe (tapeti i kuq i Ocean’s 8). Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk i ka folur asaj pasi nuk ia ka hapur telefonin. Por Chris mendon se është cështje kohe dhe në momentin që do flasin, është e sigurtë që do kthehen bashkë. Gjithcka ai dëshiron është një shans i dytë pasi është Rihanna është fiksimi i jetës së tij”, tha një burim i afërt i këngëtarit ekskluzivisht për “HollywoodLife”.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ndarja e saj me milionerin Hassan duket se erdhi si shkak i një zënke, për të cilën këngëtarja është shprehur me miqtë e saj se është lodhur nga meshkujt.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
