Ka kaluar gati një muaj që kur Arilena Ara doli fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Dhe sipas një sondazhi të wiwibloggs, kënga e saj “Shaj” mbetet e preferuar për të rrëmbyer çmimin e parë në Eurovision 2020 deri tani.
Të paktën 7.604 persona votuan në sondazh javën e kaluar,
“Dhe më shumë se gjysma e tyre votuan për yllin e Festivalit të Këngës, 60.3% për të qenë më të saktë,”- shkruan wiwibloggs.
Kjo do të thotë se Arilena Ara mori 4.603 vota në total.
Vendin e dytë e mban këngëtari spanjoll Blas Cantó. Kënga e tij “Universo” mori 2.245 vota ose 29.52% të tyre.
Benny Cristo i Republikës Çeke me “Kemama” është shumë larg. Ai siguroi vetëm 756 vota ose 9.94% të tyre.
© Panoramaplus.al
