Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta Feston ditëlidjen e saj të 33-të. Në këtë ditë të veçantë, asaj nuk i kanë munguar urimet e bukura.

Por surprizën më të bukur ja bëri vajza e saj Hera, dhuratë që për Rezartën është më e shtrenjta.
Këtë gjest të bukur të së bijës, ajo e ndau me ndjekësit e saj në ‘Instastory’.

Ishte pikërisht një letër ku shkruhej: “Mami gëzuar ditëlindjen”, e cila e ka lumturuar Rezartën pa masë.
“Dhurata e herët e ditëlindjes. Bebes time nuk iu durua deri nesër. Me shkrimin e dorës së vockël nuk paska dhuratë më të shtrenjtë”, shkruan këngëtarja krahas fotos.

Ajo zbuloi gjithashtu edhe surpriza dhe urime të tjera që i erdhën njga njerëzit e afërt e kolegë. Por ende nuk dihet se cila është dhurata e bashkëshortit të saj Ermalit.





