7 Gusht, 2018

Reperin e njohur e fusin në arkivol, ja momenti i frikshëm (VIDEO)


Ai është ndër reperët e njohur shqiptar, i cili së fundmi po korr sukses të madh me këngët e tij. Bëhet fjalë për Feron, i cili edhe pse i ri në moshë ka arritur që të pëlqehet nga publiku.

Këngët e tij marrin shumë klikime në kanalin e “Youtube”-t, ndërsa Fero është mjaft aktiv në koncerte të ndryshme si në Shqipëri dhe jashtë.

Në koncertin e tij të fundit, reperi i ka shokuar fansat teksa ka dalë në skenë me një arkivol. Fero ka qenë brenda në të dhe më pas del aty duke performuar këngën e tij.

Videoja është shpërndarë nga vetë reperi në profilin e tij në “Instagram”, ku krahas saj shkruan: “Kur ti je i dekt amo shoku apo shoqja tthir me dal. “Un edhe me dek , sdek veprimtarija”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al