21 Janar, 2025

Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit


Thashethemet se këngëtari i njohur Lumi B ishte larguar nga banesa ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët morën dhenë 1 ditë më parë.

Mirëpo për t’u dhënë fund këtyre aludimeve dhe për të treguar se janë shumë të lumtur bashkë çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft humoristike për ta treguar.

Ka qenë bashkëshortja e këngëtarit e cila ka xhiruar një video kur Lumi B ka qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre.

Miranda afrohet në krevat dhe e zgjon nga gjumi Lumin duke i thënë: “Lumi, çu, çu shko flej te prindërit sepse portalet po thonë që nuk jemi bashkë” e ndërsa ky i fundit kthehet në anën tjetër dhe vazhdon të flejë.

Vlen të përmendet fakti se çifti janë prindër të dy djemve ku i fundit ka vetëm pak kohë që ka ardhur në jetë.

Lumi B dhe Miranda postojnë shpesh foto së bashku në rrjetet e tyre sociale me momentet e bukura që kalojnë.

© Panoramaplus.al