7 Korrik, 2018

Reperi shqiptar transformohet në polic dhe thumbon kolegët që blejnë klikimet


“Makiato” është projekti më i ri muzikor i reperit të njohur shqiptar, Lumi B. Videoklipi deri më tani ka marrë mbi 1 milion klikime, e mesa duket reperi mendon se kolegët e tij po i blejnë klikimet në “Youtube”.

Lumi B ka publikuar një “Instastory” ku ka veshur një kapelë policie dhe shkruan: “Polici i klikimeve, kush po i blen?”.

Kështu ai ka thumbuar kolegët e tij të cilët mburren se kanë shumë klikime në videot e tyre.

Ndërkohë blerja e klikimeve duket se është një fenomen shumë i përhapur me këngëtarëve shqiptarë. Shpeshherë klikimet janë shumë më tepër nga sa mund të kenë famën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al