Pavarësisht se ka arritur sukses të madh në tregun ndërkombëtar, reperi i famshëm Gashi nuk i ka harruar rrënjët e tij.
Këtë e ka treguar në intervista të ndryshme dhe postime në rrjetet sociale, ku gjithmonë tregon se është krenar që është shqiptar.
Së fundmi, Gashi gdhendi në trupin e tij shqiponjën dy krenare dhe ndau pamjet e tatuazhit me miliona ndjekës në Instagram.
Reperi shqiptar përjetësoi tatuazhin me motive patriotike në krahun e tij dhe ngjitur me të është edhe një shqiponjë gjigande.






