4 Prill, 2018

Reperi shqiptar harron telefonin në shtëpi, ja çfarë i bën bashkëshortja


Çfarë ndodh kur bashkëshorti del nga shtëpia dhe harron që të marrë telefonin me vete? Nëse e gjen bashkëshortja, atëherë mund të nisë një kontroll se çfarë “fsheh” i shoqi, ose mund të publikojë foto të saj në rrjetet sociale të tij.

E kështu i ka ndodhur reperit të njohur Lyrical Son, i cili kishte harruar telefonin në shtëpi. Prej kohësh reperi i grupit PINT është i martuar dhe ka një vajzë.

Së fundmi Lyrical ka postuar në “Instastorie” një foto së bashku me partnere ku shkruan “E shoqja”.

Mirëpo duket se pak orë më vonë ai ka dalë dhe e ka harruar telefonin e tij në shtëpi.

Bashkëshortja ka përfituar nga rasti , është futur në “Instagram”-in e reperit dhe publikoi në ‘Instastorie’ një foto të sajën joshëse. “Dikush harroi telefonin e tij në shtëpi”, shkroi ajo.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al