26 Qershor, 2018

Reperi shqiptar flet për Valbona Selimllarin: E dua…


Trim Jetullahun është reperi i hitit “Lulja e Blinit”, i cili u bë shumë më i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tij në ‘”Dance with me” e u shpall edhe fitues i edicionit të kaluar.

E përveç fitores, nga kjo garë Trimi ka fituar dhe një shoqëri shumë të veçantë me pjesëtaren e jurisë, Valbona Sellimnari.

Në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ ai ka zbuluar diçka më shumë për marrëdhënien e tij me Valbonën. Jetullahu ka deklaruar në emision se e do shumë atë, pasi është tepër e veçantë.

“Valbona është shpirt shumë i pastër edhe një njëri shumë pozitiv, sado që ndihem keq kur takohem me Valbonën të jep këshilla, të jep pozitivistet energji. E kam shumë mikesh, e dua shumë, shumë, shumë”, përfundon Trimi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al