Ditëlindja e këngëtares së dashur për publikun shqiptar Elvana Gjata është mbushur me urime të shumta nga fansat, por edhe nga miqtë e saj të showbiz-it.

Një urim shumë special ka qenë ai i reperit Mc Kresha, i cili me të arritur mesnata ka vendosur që ta ndezi krejt atmosferën në club-in ku po performonte.
Ai së bashku me qindra njerëz që ndodheshin aty kanë uruar në kor Elvanën me rastin e ditëlindjes.
Mc Kresha i cili ka bashkëpunuar me Elvana Gjatën për këngën me titull “1990” i ka kënduar asaj këngën e ditëlindjes para se të fillonte me këngën e tyre.
Ndërkohë për të festuar përvjetorin e saj të ditëlindjes, Elvana do të realizojë sot një koncert tërësisht privat me vetëm 100 të ftuar, ku askush nuk do të lejohet të fotografojë ose filmojë.
© Panoramaplus.al

