30 Mars, 2021

Reperi i njohur nxjerr në shitje atletet me gjak njeriu me emrin ‘Satan Shoes’! Ja sa kushtojnë ato


“Satan Shoes” quhen atletet që po lançon reperi i njohur Lil Nas X. Tek to dallohet një pentagram bronzi, me një kryq të përmbysur dhe gjak i vërtetë njeriu, raporton “CNN”.

satan shoes (2)

Atletet ishin rezultat i bashkëpunimit midis Lil Nas X dhe kolektivit artistik me bazë në New York, ‘MSCHF’, të cilët zgjodhën modelin ‘Air Max 97’ të markës ‘Nike’. Kjo e fundit është distancuar nga ky projekt.

Në një deklaratë me email për “CNN”, “Nike” tha se nuk ishte përfshirë në krijimin e atleteve të modifikuara.

satan shoes (3)

Ne nuk kemi lidhje me Lil Nas ose ‘MSCHF’. ‘Nike’ nuk i ka dizenjuar ose publikuar atletet dhe ne nuk i mbështesim ato.

Atletet krijuan një zemërim në internet gjatë fundjavës dhe morën kritika nga një numër figurash të larta politike dhe fetare, duke përfshirë Guvernatorin e Dakotës së Jugut, Kristi Noem dhe pastorin ungjillor, Mark Burns.

satan shoes (5)

Ky i fundit i përshkroi atletet në një postim si “të liga” dhe “herezi”. Disa fansa të reperit “Old Town Road”, ndërkohë, postuan në Twitter mbështetjen dhe dëshirën e tyre për të pasur një palë të tilla.

satan shoes (1)

Një zëdhënës i “MSCHF” tha për “CNN” se gjaku ishte siguruar nga anëtarët e kolektivit të artit, duke shtuar: “Ne duam të sakrifikojmë për artin tonë.”

satan shoes (4)

Modelet do të jenë ‘limited-edition’ në vetëm 666 palë (numri i djallit). Çdo atlete përmban 60 centimetra kub bojë të kuqe dhe një pikë gjak njeriu, sipas ‘MSCHF’. Çmimi i tyre është 1,018 dollarë.

© Panoramaplus.al