15 Qershor, 2018

Reperi i njohur feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush


Një prej reperëve më të njohur shqiptarë dhe ndër më të komentuarit në media feston sot ditëlindjen. Gjithçka që Stresi bën tërheq gjithmonë vëmendjen e fansave dhe ai numëron mijëra ndjekës në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Mëngjesin e sotëm Stresi ka ndarë me fansat një foto të vjetër, ku shfaqet në një moshë shumë të vogël. Me kapele mbi kokë dhe cigare mbi buzë, në përshkrimin e fotos ai i ka treguar ndjekësve se sot feston ditëlindjen.

Stresi ka lindur më 15 qershor të vitit 1986 dhe sot ka mbushur plot 32-vjeç.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al