Policia Kosovës ka arrestuar një ditë më parë reperin Fero së bashku me menaxherin e tij Met Elshani dhe truprojën e label-it. Kjo pasi dyshohej se janë hakmarrë ndaj grupit që rrahën Feron.
Pak orë më vonë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për “lajmi.net” se Fero dhe dy personat e tjerë të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Tre personave të dyshuar nga prokurori i shtetit u është shqiptuar masa e ndalimit, të njëjtit do të dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë Ahmeti.
Por nuk ka vonuar shumë dhe në internet po qarkullon një video e Feros gjatë qëndrimit në qeli.
Reperi siç duket ka qenë në video live. “Ma mirë me nejt n’burg se n’spital apo jo Met”, dëgjohet të thotë Fero.
© Panoramaplus.al
