18 Prill, 2019

Reperi i njohur arrestohet në kufi me armë dhe me drogë


Pasi anuloi një koncert në Boston, reperi Kodak Black, u arrestua në kufirin amerikan i akuzuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, kur hyri nga Kanadaja.

Mediat e huaja shkruajnë se vendndodhja e 21-vjeçarit nuk dihej, pasi ai mbrëmë kishte vendosur që të anulonte koncertin e tij, ku fansat e pritën për orë të tëra, para se stafi i tij të lajmëronte për anulimin.

Ndërkohë sipas një raporti nga TMZ, Kodac u ndalua dhe u arrestua për mbajtjen e të paktën dy armëve dhe të një sasi marijuane, kur tentoi të kalonte doganën.

Gjithashtu bëhet e ditur se reperi i njohur amerikan është ende në paraburgim dhe duhet të paguajë 20,000 dollarë.

Kodak nisi turneun “Dying to Live” më 14 mars, ku do të performonte në disa vende në Amerikë dhe Kanada.

© Panoramaplus.al