Ai njihet si një prej reperëve më kontraverisalë të showbiz-it shqiptar, me stilin e tij ekstravagant, klipet e guximshme dhe vargjet eksplicite.

E kuptuat kush është? Bëhet fjalë për reperin e famshëm të hitit “Kuks”, Mozzik, i cili së fundmi i ka lënë pa fjalë ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”.

Reperi i njohur ka uruar shqiptarët e Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit, që ai e quan “demokracion” me një mënyrë tepër të pazakontë.
Në videon në fjalë të postuar në “Instastorie”, Mozzik shihet duke goditur veten me një vezë në ballë.

“Urime Kosovë demokracionin të gjithëve!”, shprehet Mozzik, teksa në ballë i mbeten lëvozhgat e vezës.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
