Kanë kaluar shumë vite që kur ata ishin të lidhur, por pavarësisht kësaj, Diddy duket se ende nuk e ka harruar këngëtaren e famshme, Jennifer Lopez.

E në fakt nuk ka aspak faj, pasi edhe pse vitet kalojnë, JLo duket çdo ditë më e re dhe më në super formë.
Së fundmi, Jennifer ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku tregon trupin e saj tonifikuar, pas një sfide 10 ditore ku nuk duhet të konsumonte sheqer dhe karbohidrate.

E teksa fotoja ka marrë menjëherë me miliona pëlqime dhe mijëra komente, vihen re dy komente, ai i ish-të dashurit dhe i të dashurit aktual, Alex Rodriguez.
“O Zot i madh”, shkroi reperi i famshëm 49-vjeçar. Por menjëherë reagoi Alex, duke i bërë të ditur atij se tashmë e ka humbur dhe se JLo është në krahët e tij.
“Sa me fat që jam”, komentoi Alex Rodriguez.

Kujtojmë se Diddy dhe Lopez qëndruan të lidhur nga viti 1999 deri në vitin 2001. Madje u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të vitit 2000 “Grammy Awards”.


