18 Prill, 2026

Reperi Eminem bëhet gjysh për herë të dytë, vajza e tij e adoptuar sjell në jetë fëmijën e saj të parë! Postimi prekës: Mirë se erdhe në botë…


Reperi amerikan i njohur me emrin e artit Eminem, Marshall Bruce Mathers III, është bërë gjysh për herë të dytë në moshën 53-vjeçare, pasi vajza e tij e madhe lindi fëmijën e saj të parë.

eminem

Alaina Scott mirëpriti vajzën e saj me bashkëshortin Matt Meller të martën, më 14 prill, dhe ndau lajmin e lumtur në Instagram disa ditë më vonë.

Në postimin e saj, ajo postoi fotot e para të foshnjës së saj të porsalindur, e cila mbante veshur një kostum të punuar me dorë me emrin e saj mbi të.

“Zemra ime jashtë trupit tim. Ajo është gjithçka dhe më shumë. Scottie Marie Meller lindi më 14/4/26. Mirë se erdhe në botë, vajza ime e ëmbël”, shkroi ajo në mbishkrim.

“Nuk mund ta besoj që është e jona. Faleminderit që më dhe dhuratën më të madhe të jetës sime. Të dua plotësisht”, shtoi ajo, duke iu referuar bashkëshortit të saj.

Alaina Scott është mbesa e ish-gruas së Eminem, Naomi Scott, por reperi e adoptoi atë në fillim të viteve 2000, pasi nëna e saj biologjike luftoi me përdorimin e drogës.

postimi vajzes se Eminem

© Panoramaplus.al