Vajza e vetme e çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Nora Istrefi e Robert Berishës, feston sot ditëlindjen. Renee bukuroshe mbush 3 vjeçe.

Në rrjetet sociale Nora e Roberti kanë publikuar foto me vogëlushen teksa i bëjnë edhe urimet e ëmbla e të sinqerta.

“Urime ditelindjen Renee shpirti babit Te dhasht Zoti shëndet ty mamit mu edhe krejt fëmijëve te botēs…shpresoj qe do tjem shendosh e mire deri sa ti të bëhesh me fēmijē e mandej e kupton që nuk existon dashni ma te sinqert dhe te fortë se evladi ? Te don babi shum urime 3 vjetorin bota jeme ❤️❤️❤️”, shkruan Berisha në “Instagram” bashkëngjitur me foton ku shfaqet me Renee në krah duke e puthur në ballë.

Ndërsa Nora ka postuar një foto ku janë të tre në shtrat, teksa bëhen gati që vogëlushja të fryj qirinjtë e tortës. “Happy Bday my ? Mami dhe Babi te duan shume ❤️ #babyRenee”, shkruan këngëtarja.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
