Një ndër shefat me të mirë në mbarë Shqipërinë, Renato Mekolli ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehet televizionit. Pas eksperiencës së tij në edicionet e “Master Chef Albania” si anëtarë i jurisë dhe në show-n televiziv të kërcimit, ai është pëlqyer nga shumë shikues dhe gjithashtu kuptoi se karriera e tij ishte e lidhur me televizionit.

Renato ka treguar se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit me një “reality show”, e vetmja gjë që ai ka treguar është se programi ka lidhje me kuzhinën, por nuk do të jetë si të gjithë programet e prezantuar deri më tani në televizionet shqiptare.
Ai e ka lënë enigmë se ku televizion do të transmetohet show dhe datën e nisjes së tij, por e sigurt është se do të jetë një program i suksesshëm, dhe mjaft i ndjekur. Tani e vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është të presim surprizën e përgatitur nga master-shefi.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
