Regjisori e aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner, dhe gruaja e tij Michele janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Autoritetet po e hetojnë incidentin si një vrasje, ndërsa policia mbërriti në shtëpinë e çiftit pasditen e së dielës pasdite në lagjen luksoze Brentwood.
Policia informoi se gjeti një 78-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare, të cilët u shpallën të vdekur në shtëpi, ndërsa njoftoi se aktualisht nuk është në kërkim asnjë i dyshuar.
Reiner është i njohur për regjinë e filmave klasikë si “The Princess Bride”, “This is Spinal Tap”, “When Harry Met Sally”, “Misery” dhe “A Few Good Men”.
Zëvendësshefi i policisë Alan Hamilton tha se të dy trupat kishin qëndruar brenda shtëpisë, më shumë se gjashtë orë pasi policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur.
Hamilton deklaroi se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga zyra e mjekut ligjor të Los Anxhelosit
Reiner ishte një nga regjisorët më të njohur të Hollivudit dhe bashkëthemeloi kompaninë e suksesshme të prodhimit Castle Rock Entertainment.
Ai e filloi karrierën e tij në vitet 1960 dhe u bë i famshëm duke luajtur rolin e Meathead në komedinë All in The Family në vitet 1970, e cila i siguroi dy çmime Emmy.
Regjisori u martuar me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981 dhe është babai adoptues i vajzës së Marshall, aktores Tracy Reiner.
Ai u martua me Michele Reiner, një aktore dhe fotografe, në vitin 1989. Çifti ka tre fëmijë së bashku.

