28 Mars, 2025

Regjisori i famshëm feston ditëlindjen, kolegia e tij i bën urimin me videon sensuale: Raundi tjetër është i imi


Aktorja Salma Hayek i ka uruar ditëlindjen Quentin Tarantinos me një postim humoristik dhe njëkohësisht sensual.

Regjisori i njohur mbushi 62 vjeç dhe aktorja nxitoi t’i dërgonte urimet e saj publikisht, përmes rrjeteve sociale.

Më konkretisht, ylli i Hollivudit kujtoi bashkëpunimin e tyre në filmin e vitit 1996 “From Dusk Till Dawn”, ku Salma Hayek luajti “gruaja më e keqe që ka kërcyer ndonjëherë në faqen e kësaj toke”, siç thuhet në film.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek)

Në skenën në fjalë, aktorja shfaqet duke u ngjitur në tavolinën ku është ulur Quentin Tarantino dhe pasi kërcen sensualisht përballë tij, i derdh një pije në këmbë dhe e detyron regjisorin të pijë prej saj.

Salma e ka postuar këtë fragment në llogarinë e saj personale në Instagram, ndërsa në mbishkrimin shoqërues ka shkruar : “Gëzuar ditëlindjen Quentin Tarantino. Raundi tjetër i tekilës është fituar nga unë. Vetëm se… jo nga këmba ime këtë herë.”

 

 

 

© Panoramaplus.al