18 Nëntor, 2023

Refuzoi të bënte publike portretin e të dashurit, ish-konkurentja e “BBV” publikon për herë të parë foton e ëmbël me partnerin


Ish-konkurentja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa së fundmi ka bërë publike për herë të parë imazhin e të dashurit të saj të shumëpërfolur.

Megjithëse shpesh herë ka shprehur dëshirën e madhe që jetën e saj personale ta mbajë jashta kamerave dhe syrit të publikut, pasi nuk dëshiron që partneri të njihet nga fama e saj por nga puna e tij, së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një foto me të.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, teksa tashmë lidhja e tyre është në një tjetër stad pasi tashmë çifti bashkëjetojnë së bashku.

Ka qenë Mikela ajo që e ka ndarë me publikun lajmin, ndërsa ka treguar se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik por një piktor.

Foton më të bukur me të dashurin tënd”, i ka shkruar fansi Puës.

 “Nuk bëjmë foto kopertinash por kemi gjithmonë momente të tilla”, i është përgjigjur ajo krahas fotos me shpirtin e saj binjak.

© Panoramaplus.al