Redon Makashi u nderua me çmimin e dytë në festivalin e fundivitit në RTSH, një çmim që e la të pakënaqur dhe të zhgënjyer. I ftuar në studion e ‘’Pasdite në Top Channel’’ ai u surprizua edhe nga një lidhje telefonike live me mikun e tij Pirro Çako. Pirro e uroi për festivalin, por edhe i tha se nuk duhet të tërhiqet nga kompeticionet dhe garat sepse është një talent që ka bërë historinë e tij në muzikën shqiptare.

Redoni premtoj se do të kthej me një koncert recital për publikun së shpejti. Moderatorja nuk nguroi ta pyeste edhe për jetën private , nëse ka dikë në jetën e këngëtarit dhe a ka vendosur të martohet: ‘’E çove ku e çove sërish këtu muhabetin. Do martohem, si nuk do martohem’’- u shpreh duke qeshur këngëtari./Panorama Plus/
© Panoramaplus.al

