2 Shkurt, 2018

Redon Makashi flet hapur: Në fillim fëmijën, pastaj do të vij dhe dasma


Këngëtari i dashur i skenës, Redon Makashi ka qenë sot i ftuar në programin “Pasditja ime”. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Eraldo Rexho, i pyetur se kur do të martohet Makashi ka thënë se edhe prindërit ja kërkojnë një gjë të tillë dhe sidomos për faktin se duan të bëhen gjyshër.5329F175-CF57-4BB1-9BF3-76BBF628AC69-600x372

”Po na ikën mosha, por ka ende kohë për tu bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të”, ka thënë këngëtari i hitit “ Dikur luaja me ndjenjën e saj”.

Nga ana tjetër Redon Makashi ka pohuar se ai do të ndjekë shembullin e prindërve të tij, të cilët në fillim sollën në jetë këngëtarin dhe më pas u martuan.

© Panoramaplus.al