Amarda Toska u ka bërë thirrje kolegëve dhe ndjekësve të saj që të reagojnë më shumë për çështjet që prekin vendin tonë sesa për racizmin në Amerikë.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se reagimi ndaj racizmit është kthyer më teper si modë, që njerëzve u pëlqen ta ndjekin.
Ndërsa theksoi se duhet reaguar më shumë për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.
“Shumë mirë që reagoni për racizmin dhe mbani këtë qëndrim të drejtë, por duket më tepër si modë që ju pëlqen ta ndiqni. Reagoni në fillim për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë, për vendosjen e drejtësisë si edhe për shumë çështje të harruara,”- shkroi Ami.
Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre djem të rinj nën kërcënimin, tronditi mbarë opinionin shqiptar.
Ndërkohë ditën e nesërme është organizuar një marshim për ti thënë stop abuzimeve dhe dhunës.
/Panoramaplus.al


