15 Maj, 2020

“Rastet me koronavirus do vijnë duke u shtuar derisa çakejtë të shqyejnë Teatrin”- Olti Curri bën deklaratën befasuese dhe i bashkohet protestës së artistëve: Diktaturë vs demokraci


Olti Curri iu është bashkuar protetës së artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale ai iu është bashkangjitur idesë së sociologut Ergys Mërtiri se shtimi i rasteve me COVID po bëhet për të sulmuar Teatrin.

Ai u shpreh se rastet do të vazhdojnë të shtohen derisa “çakejtë” të shqyejnë Teatrin dhe sheshin e tij.

Olti Curri shtoi se mbrojtja e godinës së Teatrit Kombëtar është një zgjedhje jetësore mes dikaturës dhe demokracisë.

“Rastet” e Coronavirusit, keto dite do vijne duke u shtuar, derisa çakejte te shqyejne teatrin me gjithe sheshin e tij…

Nuk eshte sondazh, eshte zgjedhje jetesore per ne dhe brezt qe do te vijne Diktature Vs Demokraci✌?”- shkroi ai.

Ndërkaq, sociologu Ergys Mërtiri ka ngritur dyshimet se rritja e numri të rasteve me COVID-19 gjatë dy ditëve të fundit është një inskenim nga qeveria shqiptare për të sulmuar fshehurazi Teatrin Kombëtar.

“Duke parë numrin e shtuar të rasteve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve nuk mund të mos dyshojmë se e gjithë kjo është një inskenim për ta përdorur COVID si një instrument për të luftuar teatrin, për të mbyllur njerëzit në shtëpi gjatë fundjavës me qëllim që të sulmohet tinëz dhe pabesisht godina e Teatrit Kombëtar në mnëyrë që të pengohen qytetarët e Tiranës që të vijën dhe të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore. Jemi totalisht mosbesues nga këtij shteti, i cili në pafundësi rastesesh vepron fshehtas, skuthërisht, në mnënyrë totalisht jo të përgjegjshme, me flasifikime firmash, me mungesë transparence e njerëz totalisht të paaftë. Qëllimi i këtij shteti është të pengojë çdo zhvillim dhe të cojë përpara axhendat personale të njerëzve që janë në pushtet. Personalizimi i pushtetit dhe i këtij shteti na ka shoqëruar kudo dhe kjo ëshë arsyeja përse jemi këtu. Nuk kemi pasur një shtet që nuk funksion si çdo shtet tjeër. Institucionet përdoren nga Rama për çuar përpara manitë dhe fiksimet e veta. Nëse kjo sëmundje përdoret tinëzisht dhe pabesisht për të shkatërruar teatrin do jetë një shembull i trishtë sesi ky armik i padukshëm me të cilin Rama terrorizoi qytetarët për javë të tëra tashmë po kthehet në instrumet për të luftuar armikun e dukshëm që janë qytetarët, të cilët Rama pretendon se i kanë dhënë votën. Armiku i vërtetë i Ramës është qytetaria dhe po përdor armiq imagjinarë për çuar përpara axhendat e veta,”– u shpreh ai gjatë fjalës së tij pranë Teatrit.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al