Së fundmi, Eva Murati ka realizur një set fotografik, ku shfaqet shumë seksi.

Moderatorja kishte veshur një trupore me printe leopardi, me jakë të mbyllur në formë gjysmë golfi, por me dekolte të hapur.

Por, një set të ngjashëm fotografik ka realizuar edhe këngëtarja e njohur, Rita Ora. Ajo ka postuar në Instagram disa foto pak orë pas Muratit, ku shfaqet e veshur po ashtu me trupore që kishte pak ndryshime nga ajo e moderatores.

Sapo i ka parë këto foto, Murati ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj, për t’u treguar se çuditërisht ka qenë pothuajse në një mendje me Orën.

“Mirë që nxorrëm foton dje, se do thoshin kanë kopjuar Ritën”, ka shkruar Eva krahas fotos së këngëtares.


