Personazhi i programit të Ermal Mamaqit, Rashel Kolaneci, nuk do të shfaqet më në “Xing”. Ajo ka ikur nga programi ku mori famë sezonin e kaluar dhe e nisi me edhe këtë sezon.

E kontaktuar nga revista “Who” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje për arsyet e këtij largimi, e nëse ishte vendim i saj apo i Ermalit.
Nuk dihet ende nëse ajo do të nisë ndonjë angazhim të ri në një tjetër kanal. Të shohim se kë do të zgjedhë Mamaqi për të zëvendësuar atë.
© Panoramaplus.al

