24 Janar, 2026

Raporti kritik mes familjes Beckham dhe djalit të tyre, çfarë mendon Victoria rreth Brooklyn dhe partneres së tij? Zbulojnë të afërmit e tyre


Marrëdhëniet brenda familjes Beckham duket se kanë arritur një pikë kritike. Victoria Beckham thuhet se ndihet e tradhtuar nga djali i saj i madh, Brooklyn, pas akuzave të forta që ai bëri publikisht ndaj prindërve të tij.

Sipas mediave britanike, Brooklyn Beckham publikoi një postim në rrjetet sociale, ku pretendoi se David dhe Victoria Beckham janë përpjekur vazhdimisht të shkatërrojnë marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz, që para martesës. Ai theksoi gjithashtu se nuk ka dëshirë për pajtim me ta.

Një burim pranë familjes i tha gazetës Mirror se Victoria, 51 vjeçe, mendon se djali i saj dhe nusja e saj “po sillen si te pallogjikshem”, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i bërë të ndihen të mirëpritur. “Victoria e ka dashur Nicolën sikur të ishte vajza e saj dhe ka bërë gjithçka për të shmangur një përçarje familjare,” tha burimi.

Në të kaluarën, prindërit e Brooklyn-it kanë reaguar menjëherë për ta mbrojtur atë nga thashethemet dhe raportimet negative, duke punësuar edhe avokatë të shtrenjtë për të ruajtur imazhin e tij publik. Megjithatë, zhvillimet e fundit i kanë tronditur David dhe Victoria Beckham.

Sipas një burimi tjetër, çifti i famshëm do ta mirëpriste Brooklyn-in përsëri “pa asnjë kusht”, nga frika se mos e humbasin përgjithmonë marrëdhënien me të. “Ata janë një familje shumë e lidhur, edhe pse ndryshe nga familja e Nicola-s,” shtoi burimi.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej kur Brooklyn akuzoi nënën e tij se i kishte prishur momentin e vallëzimit të parë në dasmën e tij. Ai pretendoi se Victoria e kishte shtyrë Nicola Peltz mënjanë dhe kishte kërcyer me të në mënyrë të papërshtatshme, duke e lënë të poshtëruar përpara qindra të ftuarve.

Konflikti familjar Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë ndonjëherë në një pajtim.

© Panoramaplus.al