17 Tetor, 2024

Ra nga ballkoni i hotelit dhe humbi jetën! Imazhi i fundit që Liam Payne publikoi me të dashurën, ja çfarë shkroi artisti para se të vdiste


Këngëtari Liam Payne,pjesë e grupit të famshëm “One Direction”, ka ndërruar jetë pasi rënies nga ballkoni i hotelit në Argjentinë ku ishte akomoduar.

Mirëpo pak para se të vdiste ai postoi në rrjete sociale një foto më të dashurën e tij Kate Cassidy, teksa po shijonin pushimet në kryeqytetin argjentinas.

Vetë këngëtari postoi një “selfie”  në Snapchat me mbishkrimin “Ditë e bukur në Argjentinë” si edhe një foto me Kate ku shkruante “Kohë cilësore”.

Ai u tregoi ndjekësve të gjitha planet që kishte për ditën në Argjentinë që përfshinte një sërë aktivitetesh.

Mirëpo ngjarja  pati një rrjedhë tjetër, gjatë rënies nga ballkoni këngëtari pësoi lëndime katastrofike të cilat i shkaktuan edhe vdekjen duke përfshirë dhe thyrje të kafkës siç u raportua nga zyrtarët lokal.

Gjatë zhvillimit të homazheve në nder të Liam, nje deklaratë erdhi dhe nga Brit Awards, i cili tha tha: “Jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen tragjike të Liam Payne. Lutjet tona janë gjëja më e mirë që mund të bëjmë për familjen e tij në këtë kohë”.

Payne fillimisht fitoi famë si pjesë e formacionit origjinal të grupit të djemve me famë botërore, i formuar në vitin 2010, së bashku me Zayn Malik, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Harry Styles.

Pasi u bënë një nga grupet më të mëdha pop në botë me pesë albume dhe katër turne botërore, ata filluan një pauzë të pacaktuar në vitin 2015.

Payne publikoi albumin e tij debutues solo LP1 në dhjetor 2019, i cili përfshinte këngët “Polaroid” dhe “Familiar”.

Ai dhe këngëtarja e Girls Aloud Cheryl kanë një djalë së bashku të quajtur Bear, i lindur në vitin 2017, fryt i një dashurie të zjarrtë të zhvilluar përgjatë viteve 2016 dhe 2018.

Ish-ylli i One Direction u nda nga jeta pasditen e së mërkurës në moshën 31-vjeçare. Disa dëshmitarëve në hotelin ku ai po qëndronte në Buenos Aires, Liam Payne ra nga balloni i dhomës së tij në katin e 3-të të hotelit CasaSur Palermo.Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Ngjarja ndodhi pasi Liam kishte shfaqur sjellje të çrregullt në hollin e hotelit, ku  theu laptopin e tij dhe më pas u kthye në dhomë, sipas TMZ.

Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët morën njoftim për “një burrë agresiv që mund të ishte nën efektet e drogës dhe alkoolit”.

Kur mbërritën në hotel, zyrtarëve iu tha se një zhurmë e fortë ishte dëgjuar në oborrin brendshëm të hotelit.

Drejtori i shërbimeve të urgjencës, Alberto Crescenti tha për mediat lokale se Payne kishte pësuar lëndime serioze dhe se do të kryhej autopsia.

Liam Payne zbuloi në qershor 2021 se ai luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga në një moment kur One Direction ishte në turne dhe gjërat u bënë aq keq sa kishte mendime të rënda vetëvrasëse

© Panoramaplus.al