6 Qershor, 2018

“Qyqja çfarë hunde ke”, modelja shqiptare i jep përgjigjen epike komentueses


Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj para disa ditësh u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë Mia Soraya, ndërsa Ella Faria është vajza e madhe.

Emina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme nga jeta e saj. Ajo publikon foto të saja, të fëmijëve dhe të bashkëshortit.

Te një foto e Eminës një prej ndjekësve i ka komentuar për hundën, për të cilën modelja është shprehur edhe më herët që i pëlqen siç është dhe nuk ka ndërmend t’i futet operacione siç ndodh zakonisht ditët e sotme.

“Qyqa moj vajzë, të rujt Zoti por çfarë hunde ke”, i komenton ndjekësja. E sigurisht që Eminës nuk i ka kaluar ky koment dhe i ka lënë përgjigje duke i thënë se aq më e madhe hunda, më mirë merr frymë.

“Siç ma ka fal Zoti. Nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla je e kënaqur ti me hundën tënde sikur unë me timen, ehhh sa më e madhe hunda, më kollaj merr frymë”, i përgjigjet Emina.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al