18 Nëntor, 2020

“Qumështi im, më i mirë se i joti”- Olta Gixhari publikon foton duke ushqyer djalin me gji, por gjithë vëmendjen e merr Amar


Olta Gixhari mirëpriti në jetë Amar në muajin gusht. Dhe që nga momenti kur u bë nënë, aktorja shqiptare ndan me ndjekësit herë pas herë momente me djalin e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një foto teksa ushqente me gji vogëlushin, por gjithë vëmendjen e mori djali i saj.

“Qumështi im është më i mirë se i joti,”- shkroi Olta Gixhari krahas fotos.

Por në sy ra gishti i mesit i Amar, mbi gjoksin e nënës së tij.

Aktorja, e cila prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me të dashurin, duket se po e shijon shumë mëmësinë.

Madje, ajo është përpjekur të përcjellë edhe mesazhe pozitive për nënat teksa publikoi foto duke ushqyer djalin me gji në një restorant.

“Procesi më i bukur n’botë??”- shkroi ajo, në atë kohë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al