12 Maj, 2025

“Qofsh bekim i pashtershëm”- Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të vajzës


Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, është bërë nënë për herë të dytë.Ajo dhe partneri i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur sërish një vajzë te cilën e kanë quajtur Mjalta.

Ndërkohë vajza e tyre e parë e ka emrin Aina, e cila ka lindur në vitin 2023.

Njoftimin për ndjekësit këngëtarja e ka bërë me anë të një postimi në Instagram.

Postimi i plotë i Aidës

“Mirë se erdhe në jetë, Mjaltë e ëmbël!

Qofsh bekim i pashtershëm për prindërit

Rritu me dashuri, me ëndrra të mëdha dhe me hapa të lehtë si puhiza e pranverës.

Emri yt, Mjaltë, le të jetë gjithmonë simbol i ëmbëlsisë që do ta përhapësh kudo ku shkel.

Zoti të ruajt dhe të bekoj, o shpirt i vogël dhe i shenjtë”

© Panoramaplus.al