13 Prill, 2020

“Qeveritë nuk ishin të përgatitura për koronavirusin”- Bill Gates sulmon liderët botërore: Bota nuk kthehet në normalitet për 18 muaj


Bill Gates është shprehur se ne nuk ishim gati për koronavirusin dhe kritikoi qeveritë se nuk bënë aq sa duhet për t’u përgatitur për një pandemi globale.

Bashkëthemeluesi i Microsoft u shpreh se liderët botërorë nuk invenstuan në testime dhe paisje në kohën e duhur kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar.

Në një intervistë për BBC Breakfast, Gates shtoi se shumë pak vende marrin notën A për mënyrën sesi iu përgjigjën kërcënimit të papritur nga sëmundja që kaploi botën vetëm në tre muaj.

Në nivel global, të paktën 1.7 milion njerëz janë infektuar, 102.000 kanë vdekur dhe 404.000 të tjerë janë shëruar nga virusi, sipas Universitetit Johns Hopkins.

“Ekziston periudha në të cilën u shfaq virusi, cilat ishin testet e përgatitura? A menduan shtetet për të rritur kapacitetet e tyre për ventilatorë? Shumë pak vende do marrin një notë A për mënyrën sesi u përballën me këtë sëmundje,”- tha filantropi i njohur. “Tani jemi këtu, nuk e stimuluam këtë, nuk e praktikuam, ndaj po e gjëjme veten në territore të paeksploruara.

Gates, i cili është personi i dytë më i pasur në botë, tha se mungesa e investimeve qëndron pas mungesës së testimeve.

“Investimet do kishin bërë të mundur që diagnostikimit të ishte menjëherë i disponueshëm, ilaçet në më pak se gjysmën e kohës, vaksina në më pak se gjysmën e kohës, shumica e këtyre investimeve nuk është bërë,”- shtoi Gates. “Tani po bëjmë kërkime por na duhet më tepër kohë edhe pse shkencëtarët po bëjnë një punë herioke.”

Kryesues i fondacionit Bill & Melinda Gates, ka dhuruar më shumë se 45 miliard dollarë për gjetjen e vaksinave, me shpresën për të trajtuar pandemitë, përfshirë koronavirusin dhe Ebolan.

Por Gates paralajmëroi gjithashtu se duhet rreth 18 muaj për krijimin e një vaksine.

© Panoramaplus.al