“Vajzat shqiptare më shumë shohin ‘X5’ sesa sjelljen e një djali!”- Ishte kjo fjali e thënë nga Mevlan Shaba në studion e “Për’puthen” që ndezi debate ditën e djeshme.

Pas kësaj deklarate, Sindi Loci, Jasmin Kadriu dhe Antonela Berisha ishin tre nga konkurrentet që reaguan më shumë kundër tij.

Berisha, e cila ka realizuar dy takime me Mevlanin i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë nisur nga ajo që konkurrenti tha: “Ti ke ‘X5’?”

Kur ai iu përgjigj me “Jo”, Antonela vazhdoi: “Qenke i virgjër pra”.
Me këtë koment, Antonela nënkuptoi se nëse vajzat shqiptare nuk vlerësojnë djalin me të cilin dalin, por materialet e tij, atëherë ai nuk ka pasur asnjë marrëdhënie intime.

Komentet e Mevlanit bënë edhe që Jasmin Kadriu të prekej e të linte studion. Ndikuar nga situata që u krijua, ajo nuk pranoi as të zgjidhte një nga djemtë në ato momente për shkak të nervave dhe mërzisë.
© Panoramaplus.al
